Sport

Në ndeshjen e 1000-të, Gjermania barazon 3-3 në miqësoren me Ukrainën...

Të ardhurat e mbledhura nga miqësorja shkuan për bamirësi, në ndihmë të Ukrainës

13 Qershor 2023, 08:45 Nga DOSJA
Në ndeshjen e 1000-të, Gjermania barazon 3-3 në miqësoren me

GJERMANI - Në ndeshjen e 1000-të në historinë e saj të futbollit, Gjermania luftoi shumë për të arritur barazimin 3-3 kundër Ukrainës në Weserstadion të Bremenit.

Të ardhurat nga miqësorja shkuan për të ndihmuar ukrainasit, që vuajnë nga pushtimi ushtarak rus. Bundesliga nuk luan kualifikueset evropiane, pasi vitin e ardhshëm ajo është organizatore e “Euro 20224”

Gjermania kaloi në epërsi në minutën e 6-të, pasi favoriti i publikut vendas, Niklas Fülkrug, shënoi pas një rikoseti. Megjithatë, Ukraina bëri një kthesë të plotë para pushimit, me Viktor Tsygankov (19') që barazoi pas një asistimi nga Oleksandr Tumchuk, ndërkohë që më pas, Antonio Rüdiger (23') shënoi autogol.

Pas pushimit, Tsygankov shënoi golin e tij të dytë të kësaj miqësoreje, duke i çuar shifrat në 1-3. Në fund të ndeshjes, zëvendësuesi Kai Havertz (83') fillimisht ngushtoi në 2-3, teksa më pas Gjermania fitoi një penallti, e cila u realizua nga kapiteni Joshua Kimmich (90'), për të fiksuar rezultatin 3-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll