Sport

Guardiola tregon se kur do të largohet nga Manchester City!

Trajneri spanjoll, sipas shtypit britanik, do të kishte synim të përmbushte kontratën e tij me skuadrën e 'qytetarëve'.

13 Qershor 2023, 08:24 Nga DOSJA
Guardiola tregon se kur do të largohet nga Manchester City!

ANGLI - Pep Guardiola synon të largohet nga Manchester City pas dy vitesh, kur i skadon kontrata. Ky është informacioni i publikuar nga media britanike ‘The Guardian’ dhe që e largon të ardhmen afatmesme të trajnerit spanjoll nga klubi i tij aktual. Trajneri, i cili sapo e ka udhëhequr Cityn drejt tripletës, ka vendosur që të largohet në verën e vitit 2025 dhe të përfundojë mandatin e tij pas nëntë vjetësh.

Trajneri nënshkroi një kontratë të re me klubin e 'qytetarëve' në nëntor, një vendim që kishte ngritur dyshime nëse do të përfundonte apo jo marrëveshjen aktuale. Edhe ata më të afërt me të nuk ishin të sigurt se çfarë do të ndodhte. Kur Guardiola mbërriti te City në verën e vitit 2016, kishte një pritshmëri të madhe që ai nuk do ta zgjaste qëndrimin e tij përtej tre viteve që ra dakord në atë kohë. E megjithatë gjithçka tregon se ai do të largohet nga klubi aktual pas nëntë sezonesh.

Para Cityt, Guardiola kishte drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munichun. Në atë kohë mendohej se pas stërvitjes në Angli do të dëshironte të drejtonte një klub në Itali për të arritur ambicien për të mbajtur një stol në katër ligat më të mira. Mirëpo, me këtë vendim në të cilin gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe dy vite në Mançester, kuptohet se Guardiola ka ndryshuar mënyrën e të menduarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll