Sport

“The Guardian” tregon se kur Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City…

Pep Guardiola planifikon të mbyllë kapitullin e Mançester Sitit pas dy vitesh kur t'i skadojë kontrata, sipas Guardian.

12 Qershor 2023, 18:40 Nga DOSJA
“The Guardian” tregon se kur Pep Guardiola do të largohet nga

ANGLI - Pep Guardiola është i vendosur të largohet nga Manchester City pas dy vitesh, kur i skadon kontrata, shkruan “Guardian”. Trajneri, i cili sapo e ka udhëhequr Cityn drejt ‘tripletës’, ka vendosur që të largohet në verën e vitit 2025, duke i dhënë fund mandatit të tij pas nëntë vitesh në skuadrën e kaltër të Mançesterit.

Trajneri me përvojë nënshkroi një kontratë të re në nëntor, një vendim që ishte në pritje dhe që rrethi i tij i ngushtë nuk ishte i sigurt se do të ndodhte. Kur katalanasi mbërriti në City në verën e vitit 2016, kishte një pritshmëri të madhe që ai nuk do ta zgjaste qëndrimin e tij përtej periudhës trevjeçare që ra dakord në atë kohë.

Para Cityt, Pep Guardiola kishte drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munichun dhe mendohej se pas Anglisë, ai do të dëshironte të drejtonte një klub në Itali për të arritur ambicien e tij për të menaxhuar në katër kompeticionet më të mira të Evropës. Por kuptohet se ai ka ndryshuar mendje. Një opsion mund të jetë një ekip kombëtar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll