Sport

VD/ Leo Messi u ndal dy orë në aeroportin e Pekinit, për shkak të pasaportës…

Lionel Messi ka udhëtuar drejt Kinës për miqësoren e Argjentinës me Australinë, por ka qëndruar në aeroport për dy orë, për shkak të pasaportës së gabuar.

12 Qershor 2023, 18:15 Nga DOSJA

VD/ Leo Messi u ndal dy orë në aeroportin e Pekinit, për shkak

KINE - Të shtunën, Lionel Messi udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës së Argjentinës në  Kinë për një miqësore kundër Australisë dhe u hyjnizua pas mbërritjes së tij në Pekin. 

Por ajo që u bë e njohur në retrospektivë, është vuajtja e përjetuar nga kapiteni dhe shokët e tij të ‘Albicelestes’.

Superylli 35-vjeçar përdori pasaportën e tij spanjole dhe jo atë argjentinase. Mirëpo ‘Pleshti’ nuk mund të hynte me të në Kinë dhe u detyruar të priste priti rreth dy orë, derisa iu dha një VISA, për t’iu bashkuar më në fund ekspeditës së kampionëve botërorë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll