Sport

Legjenda Gerrard fluturon drejt Arabisë Saudite, nënshkruan për Al Etifaq...

Steven Gerrard ka rënë dakord për kushtet me drejtuesit e Al-Etifaq të Arabisë Saudite dhe është gati të kthehet në stol.

12 Qershor 2023, 17:57 Nga DOSJA

Legjenda Gerrard fluturon drejt Arabisë Saudite, nënshkruan për

ANGLI - Steven Gerrard u shkarkua nga Aston Villa më 21 tetor dhe rreth tetë muaj më vonë, ai duket se ka gjetur klubin e tij të ri. Sipas raportimeve, tekniku 43-vjeçar ka rënë dakord për gjithçka me skuadrën Al Etifaq të Arabisë Saudite.

Legjenda e Liverpool thuhet se është tashmë në Lindjen e Mesme për të finalizuar marrëveshjen dhe për të bërë një njoftim zyrtar. Al Etifaq sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e 7-të me 37 pikë.

Trajneri anglez, përveç Aston Villas, ka punuar edhe si trajner i parë i skuadrës së  Rangers, me të cilin fitoi kampionatin skocez në sezonin 2020-2021 dhe theu serinë e nëntë fitoreve radhazi të Celtic.

Legjenda Gerrard fluturon drejt Arabisë Saudite, nënshkruan për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll