Sport

VIDEO/ Hamilton vetëm sërf me Shakirën?

Lewis Hamilton dhe Shakira kanë hedhur video të tyre duke bërë sërf, duke ringjallur thashethemet për një lidhje të mundshme.

12 Qershor 2023, 16:53 Nga DOSJA

VIDEO/ Hamilton vetëm sërf me Shakirën?

SHBA - Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, secili prej tyre është vetëm. Megjithatë, mjedisi në të cilin ndodhen nuk duket krejt i zakonshëm.

Ky detaj mjaftoi që shumë njerëz të besojnë se këngëtarja kolumbiane dhe piloti britanik, nuk ishin bashkë vetëm për të shijuar dallgët. Kjo edhe për shkak se tashmë janë regjistruar të paktën tre ‘incidente’ nga Miami GP dhe më pas në të cilat, Hamilton dhe Shakira janë shfaqur së bashku.  Fillimisht, shumë menduan se njohja e tyre ishte thjesht miqësore edhe pse dyshimet janë të justifikuara.

Shakira kishte parë nga afër GP të Miami në Formula 1. Menjëherë u publikuan pamjet e takimit të kolumbianes me Hamilton në një restorant në qytetin amerikan. Sigurisht që në tryezë kishte edhe njerëz të tjerë.

Një ditë pas garës, raportohet se Hamilton e mori Shakirën për një xhiro me jahtin e tij.  Kolumbiania ishte gjithashtu e pranishme në dy Grand Prix-et e radhës. Pas atij në Barcelonë, në fakt, kamera i ka kapur sërish duke ngrënë bashkë jashtë. Pas videove që kanë ngarkuar duke bërë sërf, shumica e tyre flasin për një lidhje të re që sapo ka nisur!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll