Sport

Jose Mourinho refuzon sauditët e Al Ahlin

Trajneri i Romës do të takohet këtë javë me Walid Moaz, presidentin saudit të Al Ahli vetëm për “mirësjellje"

12 Qershor 2023, 15:30 Nga DOSJA
Jose Mourinho refuzon sauditët e Al Ahlin

ITALI - José Mourinho do të takohet këtë javë me Walid Moaz, president i skuadrës saudite të Al Ahli Saudit, vetëm për “mirësjellje". 

Kështu thotë gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’, e cila zbulon se portugezi do të refuzojë mundësinë e kalimit në futbollin arab, siç ka bërë tashmë me Al Nassr, Al Ittihad dhe madje edhe për kombëtaren portugeze. 

Me një vit tjetër kontratë, Mourinho mbetet i fokusuar te Roma dhe dje mori përforcimin e parë. Houssem Aouar, një mesfushor 24-vjeçar algjerian, i cili nënshkroi një transferim të lirë deri në vitin 2028, pas përfundimit të kontratës së tij me Lyon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll