Sport

Bernardo Silva nuk garanton vazhdimësi te City: "Le të shohim se çfarë do të ndodhë..."

Mesfushori portugez i Manchester Cityt kërkohet nga Barcelona dhe PSG

12 Qershor 2023, 15:21 Nga DOSJA
Bernardo Silva nuk garanton vazhdimësi te City: "Le të shohim se

ANGLI - Bernardo Silva ishte një nga lojtarët kyç në fitoren e Manchester Cityt në Champions League dhe, në fund të ndeshjes në Stamboll, mesfushori portugez u pyet nga 'Téléfoot' për të ardhmen e tij. I synuar nga PSG dhe Barcelona, ​​lojtari luzitan nuk garantoi vazhdimësinë te “Qytetarët”.

"Sinqerisht nuk e di nëse kjo ishte ndeshja e fundit që luajta për Cityn. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim, në muajt në vijim. Tani duhet të festojmë dhe të shijojmë Champions League, ne kemi bërë diçka shumë e veçantë”, është shprehur Bernardo për kanalin francez.

Në portugalisht ka folur edhe Aymeric Laporte, mbrojtësi i Manchester Cityt për shokun e tij të skuadrës. "Me gjithçka që i ka dhënë këtij klubi dhe gjithçka që i jep futbollit, ai meriton të jetë i lumtur, të vendosë për atë që dëshiron. Kudo që ai vendos të luajë sezonin e ardhshëm sigurisht që do të jetë gjëja më e mirë për të dhe ne do të jemi të lumtur".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll