Ekonomi

Rënia e euros, valutat e tjera rifitojnë terren për herë të parë pas dy javësh

Rënia e kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal sot, pas më shumë se dy javësh. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 106.26 lekë, në rritje nga niveli minimal historik prej 105.62 lekësh që kishte prekur ditën e premte.

12 Qershor 2023, 15:14 Nga DOSJA
Rënia e euros, valutat e tjera rifitojnë terren për herë
foto ilustruese

TIRANË- Rënia e kursit të këmbimit të Euros me Lekun u ndal sot, pas më shumë se dy javësh. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 106.26 lekë, në rritje nga niveli minimal historik prej 105.62 lekësh që kishte prekur ditën e premte. Kjo ishte ngritja e parë ditore e kursit të Euros që prej datës 26 maj. Frenimi i rënies së Euros u përcoll edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

Rënia e euros, valutat e tjera rifitojnë terren për herë

Dollari Amerikan, Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane shënuan të gjitha rritje krahasuar me fundin e javës së kaluar. Një rritje e ndjeshme dhe e papritur e kursit të Euros u vërejt qysh në fundjavë. Ditën e shtunë pikat e këmbimit valutor aplikuan një rritje të fortë të kursit të këmbimit të Euros sidomos në shitje, duke zgjeruar marzhet e tregtimit deri në tre pikë, nga më pak se një pikë që kanë qenë zakonisht në dy javët e fundit.

Një situatë e tillë është verifikuar edhe në të shkuarën, për herë të fundit një muaj më parë, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Pasi arriti një minimum historik më datën 11 maj, kursi u përmbys me një rritje të shpejtë që vazhdoi afërsisht një javë.

Më tej, kursi i Euros iu kthye rënies, rënie që vazhdoi deri të premten e kaluar. Sipas ekspertëve, këto lëvizje të forta në drejtime të kundërta duken kryesisht rezultat i faktorëve psikologjikë dhe ndoshta edhe i sjelljeve të mundshme spekulative, më shumë se sa i lëvizjeve thelbësore të kërkesës dhe ofertës në tregun valutor.

Euro u zhvlerësua me një ritëm rekord prej 4.5% në vetëm dy javë, ndërsa të shtunën, në mënyrë të papritur, kursi iu rikthye rritjes. Ngelet për t’u parë nëse Euro do të arrijë të korrigjojë disi rënien e fortë të dy javëve të shkuara, para fillimit të periudhës kulmore të sezonit veror, mes muajve korrik dhe gusht. Lëvizjet e forta të kursit në dy muajt e fundit i bëjnë edhe më të vështira parashikimet, megjithëse mbështetur në të dhënat historike Leku pritet të vazhdojë të gëzojë pozita të forta në këtë periudhë të vitit.

Marrë nga MONITOR

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Qershor 2023, 07:27 I.A

Njëqind vjet shqetësim

Henry Kissinger SHBA- Në Pekin, kanë arritur në përfundimin se Amerika do të bëjë gjithçka për të n&eum...