Sport

Drejtësia spanjolle nuk “mallëngjehet”, gjykata e Barcelonës rrëzon apelin e ri të Dani Alves dhe braziliani mbetet në burg…

Mbrojtja kërkoi sërish lirim me kusht, por drejtësia spanjole thotë se ekziston rreziku i arratisjes

12 Qershor 2023, 15:09 Nga DOSJA
Drejtësia spanjolle nuk “mallëngjehet”, gjykata e

SPANJE - Dani Alves do të qëndrojë në burg, pasi një gjykatë në Barcelonë refuzoi këtë të hënë një kërkesë të re për lirim me kusht, të depozituar nga mbrojtja e futbollistit brazilian. 

Mbrojtja e Dani Alves pretendoi se lojtari nuk ka ndërmend të arratiset, por të takohet në Barcelonë me fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, e cila së fundmi u transferua nga Brazili. Por gjykata vlerësoi se rreziku i arratisjes është real, ndërsa prokuroria tha se ky ishte “projekt jetësor fiktiv”.

Kujtojmë që Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit, i akuzuar për përdhunimin e një të reje në një diskotekë në Barcelonë, në fund të vitit të kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll