Sport

Më në fund, thyen heshtjen mbi thashethemet me yllin e NBA-së, LeBron James...

LeBron, i cili është i martuar me Savannah që nga viti 2013, nuk ka folur për fjalët që kanë qarkulluar

12 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Më në fund, thyen heshtjen mbi thashethemet me yllin e NBA-së,

SHBA - Ndikuesja e mediave sociale YesJulz, emri i vërtetë i së cilës është Julieanna Goddard, më në fund ka folur për thashethemet e vitit 2014, që pretendonin se ajo dhe superylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, ishin përfshirë seksualisht.

Goddard, 33 vjeç, ka publikuar një video, ku hedh poshtë thashethemet e shumta rreth saj, duke përfshirë se ajo kishte një lidhje me James të martuar.

"Unë kurrë nuk kam qenë vetëm me LeBron James gjatë gjithë jetës sime,"- thotë Goddard, "periudhë... Ne ishim qartazi miq, unë punoja në Majami, isha një nga festuesit dhe planifikuesit më të njohur në Miami."

Ajo vazhdoi të tregonte se dashuria e saj në atë kohë ishte për një nga miqtë e James në NBA. Goddard nuk dha detaje mbi identitetin e atij lojtari.

Influencuesja e rrjeteve sociale zbuloi se miqësia e saj me James nuk ka vazhduar, por ata janë ende miqësorë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Neighborhood Talk (@theneighborhoodtalk)

YesJulz tha gjithashtu, se ajo ka "respektin më të madh për Savannah (James)" dhe kurrë nuk do ta shpërfillte atë në atë mënyrë.

LeBron, i cili është i martuar me Savannah që nga viti 2013, nuk i ka trajtuar asnjëherë thashethemet e YesJulz. Ai ka tre fëmijë me gruan e tij.

Goddard e mbylli tiradën e saj duke thënë se nëse thashethemet do të ishin të vërteta, nuk do të kishte kuptim që James të postonte foto të tyre së bashku në rrjetet sociale.

“A mendoni se dikush që është i martuar do të postonte në Twitter, do të bënte fotografi dhe do të ishte rreth dikujt me të cilin po bëjnë diçka (të shpifur)?”- pyet ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll