Sport

Barça lidh 'Përbindëshin' e ri të mbrojtjes së saj: mbyll transferimin me Mikayil Faye!

Basti i madh i drejtuesve katalanas të Barcelonës, që do të heqin pesë milionë euro për një shpresë të madhe senegaleze 18-vjeçare.

12 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA

Barça lidh 'Përbindëshin' e ri të mbrojtjes

SPANJE - Barcelona parashikon të ardhmen! Ndërsa në muajt e fundit, të rinjtë nga qendra stërvitore kanë marrë kontrollin, me Gavi, Pedri, Ansui Fati apo edhe Alejandro Baldé, ‘blaugranët’ kanë dëshmuar gjithashtu se janë në gjendje të bëjnë disa lëvizje të bukura në ndjekje të talenteve, si me Ronald Araujo, u pikas kur ishte 18 vjeç në klubin e Riverit në Uruguaj. 

Sipas informacioneve të gazetarit italian Fabrizio Romano, drejtuesit katalanas kanë kryer një operacion të ngjashëm.

Në të vërtetë, ata kanë gjetur një marrëveshje me 18-vjeçarin, shpresën e madhe senegaleze, Mikayil Faye. Ai aktualisht luan në divizionin e dytë kroat, me NK Kustosija. 

Ata do të kishin paguar jo më pak se pesë milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Borussia Dortmund si dhe Chelsea ishin gjithashtu pretendetë për të, por ‘blaugranët’ ishin ata që fitojnë xhekpotin, dhe në veçanti skuadra B për momentin.

Gazeta ‘Sport’ konfirmon se transferimi i Mikayil Faye, i njohur si ‘El Monstruo’, është krijuar pas një takimi mes Juanma López, agjentit të tij, dhe Mateu Alemany. Marrëveshja për nënshkrimin e Mikayil Faye, është “5 milionë euro plus aksesorët dhe do të nënshkruhet së shpejti ” .

Barça lidh 'Përbindëshin' e ri të mbrojtjes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll