Sport

Çmenden arabët, Al Hilal i ofron 200 milionë euro në vit Neymar!

Vazhdon “safari” i sauditëve në elitën europiane, me një publikim nga Amerika që flet për kontakte mes Al Hilalit dhe rrethit të Neymar!

12 Qershor 2023, 08:03 Nga DOSJA
Çmenden arabët, Al Hilal i ofron 200 milionë euro në vit

ARABI SAUDITE - Planet ambicioze të Arabisë Saudite për të dominuar tregun e transferimeve të verës vazhdojnë! Pas njoftimit të Karim Benzemas, disa yje të tjerë nga Kontinenti i Vjetër kanë dalë në pah në vendin aziatik, me Luka Modric dhe Ilkay Gundogan si shembuj tipikë.

Megjithatë, shpresat e tyre nuk kufizohen vetëm tek dy mesfushorët me eksperiencë, pasi “CBS” flet edhe për kontaktet e Al Hilal me njerëzit që janë pranë Neymarit, të cilët po përpiqen ta joshin me një pagë prej... 200 milionë eurosh në vit!

Edhe pse braziliani është nën kontratë deri në vitin 2025 me Paris Saint-Germain, Parisi do të ishte i hapur për ta shitur atë për një shumë që do t'i kënaqte financiarisht.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, “RMC” shton se prioriteti i brazilianit është të qëndrojë në Evropë, ku edhe Chelsea po shqyrton mundësitë e blerjes së tij në verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll