Sport

Fatkeqësi për Kevin De Bruyne! Ja sa do të mungojë belgu pas finales së Stambollit...

Kevin De Bruyne qëndroi vetëm 36 minuta në fushë në finalen e Champions League dhe kërkoi të zëvendësohet pasi u dëmtua

11 Qershor 2023, 20:04 Nga DOSJA

Fatkeqësi për Kevin De Bruyne! Ja sa do të mungojë belgu pas

ANGLI - Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne doli nga fusha në pjesën e parë të finales në Stamboll, pasi nuk mundi të vazhdonte, pas një dhimbje të tendinit dhe u zëvendësua nga Phil Foden. Edhe pa të, “Qytetarët” arritën të mbizotërojnë ndaj Interit, me rezultatin 1-0.

Në një intervistë pas ndeshjes dhe të cituar nga ‘The Telegraph’, ‘motori’ belg i skuadrës së Guardiolës, tha se ‘kam dhënë gjithçka që kisha për ekipin dhe shokët te City e dinë këtë. Jam krenar për gjithçka që kam mundur të bëj”.

Sa i përket dëmtimit të tij, belgu De Bruyne shprehet se “u ndjeva mirë këtë javë, por prej dy muajsh më kanë thënë se mund të dëmtohesha. Unë rrezikova".

Fatkeqësi për Kevin De Bruyne! Ja sa do të mungojë belgu pas

Sipas zërave në kampin e kampionëve të Europës, mesfushori Kevin De Bruyne, mund të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth tre muajsh, pas dëmtimit në finalen e Champions League. Belgu ka kohë që po lufton me një dëmtim të kofshës, por e ka shtyrë me sakrifica për të qëndruar me bashkëlojtarët e tij deri në finalen e sezonit.

Është hera e dytë që mesfushori 31-vjeçar largohet nga një finale e Champions League. Në vitin 2021, kur Chelsea fitoi Champions League në një finale kundër Manchester Cityt, De Bruyne u dëmtua dhe u zëvendësua nga Gabriel Jesus në pjesën e dytë.

“Kam luftuar gjithë karrierën për ta fituar këtë trofe me bashkëlojtarët”, shtoi futbollisti, duke shijuar fitoren që Rodri u solli me golin e shënuar në minutën e 68-të.

Në këtë sezon në të cilin “Qytetarët” fituan tripletën dhe belgu KDB ka bërë 49 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 31 asistime vendimtare. 

Fatkeqësi për Kevin De Bruyne! Ja sa do të mungojë belgu pas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll