Sport

Ofertat nuk mungojnë, Ilkay Gundogan në dilemë! Gjermani anashkalon të ardhmen e tij, pas fitores së Champions League!...

Katalanasit, ‘kërcënohen’ nga kampionët e Arabisë Saudite. City i ofron ofertë të re

11 Qershor 2023, 18:09 Nga DOSJA
Ofertat nuk mungojnë, Ilkay Gundogan në dilemë! Gjermani

ANGLI - Futbollisti i Manchester City, Ilkay Gundogan, mund të largohet nga klubi, pasi fitoi trofeun e UEFA Champions League. Shkruhej se gjermani kishte rënë dakord për një transferim te FC Barcelona, ​​kjo në kuadër të kontratës së tij që skadon këtë muaj. 

Mirëpo lojtari ka marrë një propozim për zgjatjen e kontratës nga Manchester City, por mesfushori gjerman nuk ka marrë një vendim për këtë, siç ka treguar vetë pas fitores në finalen e UEFA Champions League. 

Oferta e Barcelonës vlen për tre sezone, një propozim tërheqës në kontekstin kur lojtari është gati 33 vjeç. I pyetur për të ardhmen e tij, Gundogan qëndroi i rezervuar në deklaratat e tij, duke mos dashur të sqarojë se cilat janë planet e tij. Gjermani ka lënë të kuptohet se nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen, por së shpejti pritet të marrë një vendim. 

Sakaq Arabia Saudite ka dale në ballë në këtë merkato verore. Pas transferimit të papritur dimëror të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, një tjetër lëvizje befasuese u bë pak ditë më parë, pasi Karim Benzema nënshkroi për kampionët Al Ittihad. 

I njëjti grup i ka ofruar një ofertë edhe Ilkay Gundogan, shkruan “sport.es” dhe propozimi është jashtëzakonisht tërheqës nga pikëpamja financiare. Lojtari do të vendosë në ditët në vijim, me opsionin për t'u rikthyer në Borussia Dortmund, i cili do t'i kishte ofruar atij për të zëvendësuar Bellinghamin, ose Gundogan do të qëndrojë në klub në pritje të lamtumirës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll