Sport

Manchester City nuk do ta ketë stemën e Champions League në fanelë, pavarësisht se e ka fituar trofeun. Ja arsyeja…

Manchester City fitoi trofeun e parë të Champions League në historinë e klubit, pas finales kundër Interit në Stamboll, me rezultat 1-0.

11 Qershor 2023, 16:25 Nga DOSJA
Manchester City nuk do ta ketë stemën e Champions League në

ANGLI - Pavarësisht se ka fituar trofeun më të rëndësishëm evropian për klubet,  Manchester City nuk do të jetë në gjendje të ketë logon e Champions League, të quajtur "UEFA Badge of Honour" në fanelat e tyre nga sezoni i ardhshëm .

Arsyeja janë rregullat e vendosura nga UEFA. Për ta pasur atë emblemë në fanela, në zonën e mëngëve, një klub duhet ose të arrijë pesë trofe të fituar evropianë, ose të ngrejë një trofe të tillë në tre sezone radhazi, shkruan Mirror.

Me Manchester City në rrugën e tyre drejt triumfit të tyre të parë, skuadra e Pep Guardiolës ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të mbajtur logon e Champions League, pas Real Madridit apo Liverpoolit.

Aktualisht, vetëm shtatë klube plotësojnë kërkesat e vendosura nga UEFA, sipas britanikëve. Këto janë FC Barcelona, ​​Liverpool, Ajax, Bayern Munich, AC Milan, Real Madrid dhe Sevilla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll