Ekonomi

Rriten lehtë kreditë e këqija në vend, Banka e Shqipërisë tregon shifrat

Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë prillit niveli i kredive të këqija ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 5.18% nga 5.15% që u regjistrua në muajin mars

11 Qershor 2023, 15:48 Nga m.s
Rriten lehtë kreditë e këqija në vend, Banka e
Banka e Shqiperise

TIRANË- Duket se kreditë e këqija janë stabilizuar, por gjatë muajit prill niveli i tyre pësoi një rritje të lehtë. Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë prillit niveli i kredive të këqija ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 5.18% nga 5.15% që u regjistrua në muajin mars. Në krahasim me një vit më parë, situata është përmirësuar ku ishin në nivelin 5.42%. Në muajin prill, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 710.7 miliardë lekëve, një element me rëndësi për ecurinë e ekonomisë.

Ekspertët dhe përfaqësues të sistemit bankar parashikonin që niveli i huave të cilat nuk do të arrin të shlyeshin në afat, do të rritej pas normave të interesit, por një fenomen i tillë ka qenë i kufizuar. Tashmë norma e interesit ka arritur në 3%, më e larta e regjistruar në dekadat e fundit ndërsa Banka e Shqipërisë do të vijojë rritjen si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit.

Edhe kriza e çmimeve nuk ka patur ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve. Kjo ka bërë që gjatë dy viteve të fundit, kreditë me probleme të vijojnë tendencën rënëse, ndërsa sektori bankar ka vijuar huadhënien e cila vlerësohet në nivele të kënaqshme.

banka e shqiperise kredite e keqija

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Qershor 2023, 07:27 I.A

Njëqind vjet shqetësim

Henry Kissinger SHBA- Në Pekin, kanë arritur në përfundimin se Amerika do të bëjë gjithçka për të n&eum...