Sport

"Mund ta quajmë Michelangelo, skuadrat e tij pikturojnë në fushë”, shprehet legjenda Rio Ferdinand, për Guardiolën…

Pep Guardiola fitoi trofeun e tretë të Champions League në karrierën e tij si trajner me Manchester Cityn pasi mposhti 1-0 Interin të shtunën në Stamboll.

11 Qershor 2023, 15:23 Nga DOSJA

"Mund ta quajmë Michelangelo, skuadrat e tij pikturojnë në

TURQI - Manchester City fitoi trofeun e Champions League për herë të pare, pasi mposhti Interin 1-0 (0-0) të shtunën mbrëma në finalen e zhvilluar në stadiumin “Olimpik Ataturk” në Stamboll. City arriti të shkruajë histori, pasi humbi finalen e pare 0-1 kundër Chelsea, të luajtur në Champions League në vitin 2021. 

Goli i spanjolit Rodri bëri diferencën të shtunën, në një finale në të cilën skuadra e drejtuar nga Guardiola u shfaq e tensionuar, e shtypur nga ngarkesat e ndeshjes.

"A duhej Guardiola të tregonte në këtë ndeshje, se ai është ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave? Nuk mendoj kështu. Të gjithë jemi dakord, që pavarësisht se çfarë bëri City në finale, ai njohet si një i tillë, ndër më të vlefshmit në historinë e futbollit. Skuadrat e tij pikturojnë gjithmonë në fushë, siç nuk e kam parë në asnjë ekip në jetën time! Mund ta quajmë Michelangelo, ose si të doni!”,- tha Rio Ferdinand, për BT Sports .

"Mund ta quajmë Michelangelo, skuadrat e tij pikturojnë në

Falë triumfit në Stamboll, Manchester City fitoi një tripletë historike këtë sezon të përbërë nga Champions League, Premier League dhe FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolës bëhet kështu skuadra e dytë në Angli që e arrin këtë sukses, pas Manchester United në 1999.

Performanca është veçanërisht e rëndësishme edhe për Pep Guardiolën. Trajneri ka fituar tre trofe të Champions League, pas dy me FC Barcelona (2009, 2011).

Guardiola u bë trajneri i parë në histori, që fitoi dy herë në karrierën e tij një treshe të tillë. Trajneri spanjol arriti të njëjtin sukses në sezonin 2008/09 me FC Barcelona, ​​kur fitoi Champions League, Kupën e Spanjës dhe titullin e La Ligas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll