Sport

Çasti që e bëri Thierry Henryn të dëshironte të ishte sërish lojtar: "Është hera e parë në jetën time, që kur thashë lamtumirë!"...

Manchester City-Inter ishte finalja e UEFA Champions League, e cila u mbyll me fitoren e “Qytetarëve”, me rezultatin 1-0.

11 Qershor 2023, 14:16 Nga DOSJA
Çasti që e bëri Thierry Henryn të dëshironte të

TURQI - Golin e vetëm të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Ataturk” e shënoi Rodri, në pjesën e dytë. Kështu, Mançester City fitoi për herë të parë trofeun e Champions League dhe gjithashtu arriti “tripletën”, pasi kishte fituar më parë edhe titullin në Premier League dhe FA Cup. 

Në Stamboll, ishi i Arsenalit, Thierry Henry, ishte i ftuari i CBS Sports, si analist dhe foli për finalen e fituar nga Manchester City. Ish-futbollisti ka pranuar se, duke parë finalen, ka ndjerë për herë të parë dëshirën për t'u rikthyer në terren dhe ka shpjeguar edhe arsyet pse e ka ndjerë këtë .

“Zakonisht nuk më mungon të jem në fushë dhe normalisht kur shikoj një ndeshje nuk them: 'Oh, do të doja të isha atje'. Është hera e parë në jetën time, që kur jam tërhequr nga futbolli, që shikoj një ndeshje dhe them me vete: 'Do të doja të festoja edhe unë',- ka thenë Thierry Henry, cituar nga Mirror. 

I pyetur nga moderatorja Kate Abdo “pse në këtë ndeshje”, francezi ka justifikuar deklaratat e tij: “Sepse është tripletë. Nuk është vetëm një finale, është ‘tris’, është e dyta për Pep Guardiolën. Ai ka mundur rivalin në gjysmëfinale për Kupën dhe i është dashur të ndjekë Arsenalin gjatë gjithë vitit. 

Dhe mënyra se si ata luajnë. Ata do të më thonë se në finale qartësisht nuk luajtën aq mirë, por është tripleta, statusi është në titull. Fuqia emocionale e lojës, ata qanin. Është me të vërtetë bukur të shohësh djemtë, që ndonjëherë të rrëzojnë kufinjtë e tyre." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll