Bota

Presidenti i Kroacisë 'sulmon' Brnabiç: Je korriere e Vuçiçit! Ndryshoni politikat e jashtme

Ai tha se Serbia duhet t'i japë fund marrëdhënieve të tilla me Rusinë.

1 Maj 2023, 17:14 Nga a.l
Presidenti i Kroacisë 'sulmon' Brnabiç: Je korriere e
Ana Branbiç dhe Zoran Milanoviç

SERBI- Në Zagreb me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës u mbajt takimi tradicional i sindikalistëve të SSSH. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka dhënë një deklaratë për media. Ndër të tjera ai iu referua vizitës së kryeministres serbe Ana Brnabiç dhe e quajti korriere dhe zëdhënëse të presidentit Aleksandër Vuçiç, shkruajnë mediat serbe. 

"Bërnabiç është zëdhënësja e zotit Vuçiç, korrierja, nuk është ajo krijuesja. Ata ende po flasin për spastrim etnik në Kroaci, gjenocid - mirë, shumë më tepër", tha Milanoviç.

Ai tha se Serbia duhet t'i japë fund marrëdhënieve të tilla me Rusinë.

"Serbia duhet të thotë se ku është, ka kaluar një vit. Shkoj në Derventa në marrëveshje me Dodikun dhe dy javë më vonë dëgjoj gjëra të pabesueshme. Unë nuk shkova në Maltë për të nisur një kryengritje kroate, dhe nuk shkova, nuk do të kisha shkuar nëse nuk do të kisha bërë marrëveshje", shtoi Milanoviç. 

Milanoviç i bëri thirrje Beogradit zyrtar të ndryshojë politikat e jashtme në lidhje me marrëdhënien me Moskën.

zoran milanovic ana brnabic

Sondazh

Poll