Bota

ME VIDEO/ Grabitet me armë dyqani i famshëm me bizhuteri në qendër të Parisit, autorët e maskuar ia mbathin me motor

Autorët kanë përdorur dy motoçikleta që ishin parkuar para tyre për të shpëtuar.

1 Maj 2023, 16:59 Nga a.l
ME VIDEO/ Grabitet me armë dyqani i famshëm me bizhuteri në
Grabitet dyqani në Paris

FRANCË- Tre persona kanë grabitur sot një bizhuteri luksoze në qendër të Parisit, në prestigjiozen Plaza Vendome. Siç raportojnë mediat e huaja, grabitja e bizhuterive Bulgari, disa qindra metra larg Ministrisë së Drejtësisë, ka ndodhur rreth orës 13:45 me orën lokale (11:45 GMT), dhe autorët kanë përdorur dy motoçikleta që ishin parkuar para tyre për të shpëtuar.

 

Njëri prej tyre me një armë zjarri ka qëndruar jashtë ndërsa dy të tjerët kanë hyrë në dyqan për të kryer aksionin. Policia nuk ka mundur t'i pengojë ata të arratisen dhe ka nisur hetimi për grabitje me armë në bandë të organizuar. 

grabitje ne france

Sondazh

Poll