Bota

Një ditë para takimit në Bruksel/ Petkoviç: Formimi i Asociacionit nuk varet nga Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Në këtë takim do të prezantohet pë herë të parë drafti i statutit të Asociacionit. 

1 Maj 2023, 16:34 Nga a.l
Një ditë para takimit në Bruksel/ Petkoviç: Formimi i
Petar Petkoviç dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund të vendosë kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se mënyra e formimit të kësaj bashkësie është përcaktuar përmes marrëveshjeve të Brukselit në vitin 2013 dhe 2015. 

Nuk ka vend për arbitraritet”, tha Petkoviç, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kurtit në lidhje me Asociacionin në një intervistë për agjencinë kroate Hina, në të cilën kryeministri i Kosovës deklaroi se, duke pasur parasysh këmbënguljen e Brukselit, do të ishte i lumtur të shihte se çfarë lloj drafti ka përgatitur Ekipi Menaxhues.

Petkoviç në deklaratë tha se Kurti shtiret sikur nuk i ka lexuar dhe nuk i kupton dokumentet e nënshkruara në Bruksel, raportojnë mediat serbe. 

Kurti nuk ka asnjë bazë për të dalë me dëshirat dhe pikëpamjet e tij arbitrare për këtë çështje – detyra e tij është ta zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë thonë ato”, theksoi Petkoviç. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Në këtë takim do të prezantohet pë herë të parë drafti i statutit të Asociacionit. 

petar petkoviç albin kurti

Sondazh

Poll