Bota

Incidente dhe koktejle molotov gjatë protestes së 1 majit në Francë

Mijëra njerëz po protestojnë në të gjithë Francën në Ditën e Punës, duke synuar të mbledhin rreth 1.5 milionë njerëz në mitingje.

1 Maj 2023, 16:23 Nga a.d
Incidente dhe koktejle molotov gjatë protestes së 1 majit në
Paris, Francë

Francë- Mijëra njerëz po protestojnë në të gjithë Francën në Ditën e Punës, duke synuar të mbledhin rreth 1.5 milionë njerëz në mitingje. Sindikatat kanë thënë se është një ditë "historike" dhe "festive" dhe synojnë ta përdorin këtë ditë për të treguar se nuk e kanë braktisur luftën kundër reformës së pensioneve të qeverisë franceze.

Demonstruesit po e quajnë këtë ditë "një mundësi" për t'u kujtuar njerëzve se "të drejtat e tyre mund t'u hiqen gjithmonë" ndërsa mblidhen në qytetet e mëdha anembanë vendit. "Kjo i shërben një qëllimi," shpjegoi Thierry Camusso, përfaqësues i sindikatës CGT Vitrolles në Marsejë.

"Ne duhet t'u tregojmë udhëheqësve tanë se revolta nuk është shuar në vend dhe mund të themi se 1 maji është simbolike për punëtorët sepse sot është dita e punëtorëve dhe për këtë jemi këtu. Ne do t'i tregojmë zotit Macron se vendi... ne nuk jemi të kënaqur me reformën e tij dhe nuk do të ndodhë”, shtoi Camusso.

Demonstruesit hodhën koktej molotovi dhe sende të tjera ndaj oficerëve të policisë, njëri prej të cilëve u pa në flakë. Ndërkohë incidente ka pasur edhe në Lion, raporton BFMTV, duke shtuar se disa makina dhe dyqane janë dëmtuar./Euronews

proteste france dita e puntoreve

Sondazh

Poll