Bota

Tragjedi në Meksikë/ Bie poshtë një shkëmbi autobusi me turistë, vdesin 18 persona, plagosen 33 të tjerë

Si pasojë e aksidentit, 18 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

1 Maj 2023, 16:04 Nga a.l

 

Tragjedi në Meksikë/ Bie poshtë një shkëmbi autobusi me
Aksident në Meksikë

 

MEKSIKË- Një aksident tragjik është shënuar në Meksikë. Mediat e huaja raportojnë se një autobus që po transportonte turistë nga Guadalajara, ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një shkëmbi. Si pasojë e aksidentit, 18 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Një autobus i një kompanie private që po transportonte turistë nga Guadalajara, në shtetin e Jalisco perëndim në Guayabitos u rrëzua dukë rënë poshtë një shkëmbi,” në shtetin Nayarit, një destinacion i famshëm për plazhet e tij, në bregun e Paqësorit të Meksikës, shpjegoi Pedro Nunes, shefi i zjarrfikësve në zonë.

Në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimave. 

aksident ne meksike

Sondazh

Poll