Bota

TMERR në SHBA/ Nëna dhe njerku lidhin dhe i bëjnë tatuazh me zor fëmijëve, ua fshijnë duke u prerë mishin, arrestohen nga policia

Hetuesi pretendon se prindërit i lidhnin fëmijët me litar, duke i mbuluar gojën me shirit dhe duke i mbuluar sytë me një leckë teksa bëheshin tatuazhet.

1 Maj 2023, 15:44 Nga a.l
TMERR në SHBA/ Nëna dhe njerku lidhin dhe i bëjnë tatuazh me
Megan Mae Farr dhe Gunner Farr

SHBA- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Teksas. Mediat e huaja raportojnë se një çift, nëna dhe njerku kanë torturuar dy fëmijë duke i lidhur dhe duke u bërë tatuazh në trup. 

Hetimet nga Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Angelina zbuluan se Megan Mae Farr dhe Gunner Farr i lidhën fëmijët e tyre dhe u bënë me forcë tatuazhe. Njërit prej fëmijëve i është bërë një tatuazh në këmbë, tjetrit në shpatull. Hetuesi pretendon se prindërit i lidhnin fëmijët me litar, duke i mbuluar gojën me shirit dhe duke i mbuluar sytë me një leckë teksa bëheshin tatuazhet.

Sipas hetimeve, prindërit kërkuan të fshehin tatuazhet duke prerë, gërvishtur dhe pastruar zonat e tatuazhuara, si dhe tentuan të hiqnin bojën duke i fërkuar me lëng limoni. Pas arrestimit, çifti do të përballet me akuzën për kufizim të paligjshëm të fëmijëve. 

megan mae farr gunner farr

Sondazh

Poll