Bota

Takimi me Vuçiçin/ Kurti niset drejt Brukselit, ja kush e shoqëron (FOTO)

Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. 

1 Maj 2023, 14:24 Nga f.i
Takimi me Vuçiçin/ Kurti niset drejt Brukselit, ja kush e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. KosovaPress ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me kryeministrin Kurti.

Në pamjet e publikuara pranë Kurtit, në ulëset e tyre në aeroplan është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Takimi me Vuçiçin/ Kurti niset drejt Brukselit, ja kush e

Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

albin kurti

Sondazh

Poll