Bota

Kosova në Hagë/ Gykimi i Pjetër Shalës, fillon dëshminë ish-ushtari i UÇK-së

Pjetër Shala po e ndjek këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është paraqitur një skicë e shtabit të logjistikës, e cila nuk është shfaqur për publikun.

1 Maj 2023, 13:56 Nga f.i
Kosova në Hagë/ Gykimi i Pjetër Shalës, fillon
Pjetër Shala

HAGË- Në gjykatën e Hagës ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të pestë i prokurorisë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Dëshmitari, ish-ushtar i UÇK-së përmes video-lidhjes ka folur për rolin e tij gjatë kohës që ka qenë ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dëshmitari ka thënë se ka qenë ushtar i thjeshtë dhe ka bërë roje në shtabin e logjistikës në Kukës. Pjetër Shala po e ndjek këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes, shkruan Kosovapress.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është paraqitur një skicë e shtabit të logjistikës, e cila nuk është shfaqur për publikun. ZPS ka kërkuar tre orë kohë për të intervistuar këtë dëshmitar. Në skicën e shfaqur lidhur me dhomat e fjetjes, dëshmitari tregoi se ushtarët flinin në katin e dytë, të gjithë në një dhomë, rreth 25-30 persona, kurse në katin e parë oficerët të cilët sipas tij, kishin dhoma të ndara të vogla.

Ai përmes fotografisë identifikoi edhe dritaret e zyrës së Sali Saramantit si dhe më pas magazinën apo depon (me numrin 2) si dhe ndërtesën ku sipas dëshmitarit mbaheshin njerëzit për 2-3 orë për tu marr në pyetje (me numrin 1). Për këtë, dëshmitari tha se ishin persona që dyshoheshin se i ka dërguar Serbia për informacione, të cilët tha se UÇK i merrnin në pyetje dhe i lëshonin.

Sipas prokurorisë “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Shala po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

kosova ne hage

Sondazh

Poll