Bota

Kaos në portin e Sudanit, qindra njerëz kërkojnë të ikin nga lufta në mesnatë

Ushtarët sauditë të veshur me kapuç kontrollojnë pasaportat e tyre dhe i lënë të kalojnë, duke i sjellë një hap më afër sigurisë.

1 Maj 2023, 12:40 Nga f.i
Kaos në portin e Sudanit, qindra njerëz kërkojnë të
Anija HMS Al-Diriyah

SUDAN- Kaos dhe panik shihen në portin e Sudanit, ku qindra njerëz janë mbledhur duke pritur për një rrugë shpëtimi dhe për të lënë pas luftimet e ashpra që po zhvillohen. CNN ka raportuar se banorë me prozhektorë në duar në mes të errësirës përpiqen të largohen nga vendi.

Herë pas here, një emër dhe një numër pasaporte thirret me zë të lartë dhe shpresat e qindrave shtetasve të huaj e banorë të Sudanit rriten për një moment kalimtar. Ushtarët sauditë të veshur me kapuç kontrollojnë pasaportat e tyre dhe i lënë të kalojnë, duke i sjellë një hap më afër sigurisë.

Adil Bashir një bizesmen sudanez ishte një nga vetëm 52 të evakuuarit që hipën në anijen HMS Al-Diriyah të Marinës Mbretërore Saudite të dielën. Ai tha për CNN se u largua nga Khartoum pasi biznesi i tij i makinave u sulmua dhe disa nga automjetet e tij u vodhën dhe të tjera u dogjën. 

“Ka shumë trupa të vdekur në rrugë,”- tha ai.

Qindra janë vrarë dhe mijëra të plagosur në luftime. Mijëra shtetas të huaj janë evakuuar nga vendi, ndërsa shumë sudanezë mbeten të bllokuar në kushte gjithnjë e më të përkeqësuara dhe vdekjeprurëse. Që nga e diela, sauditët thanë se kishin evakuuar 5,197 njerëz të 100 kombësive nga vendi.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll