Bota

Lideri i Uzbekistanit fiton referendumin për zgjerim të kompetencave, Mirziyoyev kandidat edhe në dy mandate të tjera 7-vjeçare

Reforma, e miratuar me rreth 90 për qind të votave në referendumin e së dielës, do t’ia mundësonte Mirziyoyevit rikandidimin ashtu që mandatet e tij të kaluara dhe ky aktual të mos i llogariteshin. Ndërkohë, shtetasve të vendit të Azisë Qendrore u premtohet mbrojtje më e madhe sociale dhe ligjore.

1 Maj 2023, 12:05 Nga f.i
Lideri i Uzbekistanit fiton referendumin për zgjerim të kompetencave,
Foto ilustruese

UZBEKISTAN- Uzbekistani ka miratuar një pako amendamentesh kushtetuese përmes një referendumi, sipas rezultateve preliminare të publikuara të hënën, më 1 maj. Këto amendamente kushtetuese do t'i lejonin presidentit aktual, Shavkat Mirziyoyev, të kandidojë edhe për dy mandate të tjera shtatëvjeçare. kur ai aktual të përfundojë në 2026.

Mandati i tij aktual përfundon pas tre vjetësh, në vitin 2026. Reforma, e miratuar me rreth 90 për qind të votave në referendumin e së dielës, do t’ia mundësonte Mirziyoyevit rikandidimin ashtu që mandatet e tij të kaluara dhe ky aktual të mos i llogariteshin. Ndërkohë, shtetasve të vendit të Azisë Qendrore u premtohet mbrojtje më e madhe sociale dhe ligjore.

Mirziyoyev, 65 vjeç, e ka hapur ekonominë e ish-republikës sovjetike, ka përmirësuar ndjeshëm lidhjet me shtetet e perëndimit dhe i ka kufizuar fuqitë e shërbimeve të sigurisë, dominimi i të cilave në dekadat e mëparshme e kishte kthyer vendin prej 35 milionë banorësh në një shtet policor.

Megjithëse partnerët perëndimorë të Tashkentit nuk pritet ta miratojnë zgjerimin e kompetencave presidenciale, Uzbekistani nuk rrezikon shumë duke pasur parasysh se shtetet e perëndimit po kërkojnë mbështetje nga ish-kombet sovjetike në përpjekjet për ta izoluar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë./ REL

uzbekistan shavkat mirziyoyev

Sondazh

Poll