Bota

Vuçiç dhe Kurti takohen nesër në Bruksel: a do vazhdojë zvarritja?

Pritshmëritë nuk janë të mëdha nga takimi i ri i samitit, i cili vjen në mes të tensionit pas bojkotimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës.

1 Maj 2023, 12:03 Nga k.m.
Vuçiç dhe Kurti takohen nesër në Bruksel: a do
Foto ilustruese

BRUKSEL- Delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës do të takohen të martën më 2 maj në Bruksel për të diskutuar për zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Ohrit. Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se pas disa dyshimeve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dy do të marrin pjesë në takim. 

Takimi vjen mes tensioneve të reja që u krijuan pas zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët. Pala serbe thotë se nuk pret asgjë, ndërsa pala e Kosovës, shpreson se temë do të jetë fati i të pagjeturve të luftës. Por mosmarrëveshja më e madhe mbetet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Çdo palë duhet të bëjë diçka për të marrë diçka,”- tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke njoftuar takimin. Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë mund të pritet nga takimi, aq më tepër që edhe Vuçiç edhe Kurti kanë vazhduar përplasjet në distancë.

Prelud i takimit

Gjatë vizitës së fundit në monumentin e të pagjeturve para Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti tha se shpreson që në takimin e së martës të diskutohet edhe tema e personave të pagjetur. Kosova dhe Serbia ranë dakord për një deklaratë të përbashkët, në fillim të prillit kur delegacionet u takuan për herë të fundit.

“Pres që më 2 maj të trajtohet urgjentisht çështja e të pagjeturve, sepse këtu nuk janë të zhdukur vetëm viktimat dhe familjet e tyre, por i gjithë populli ynë,”- tha Kurti në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve në Kosovë. festohet më 27 prill.

Megjithatë, Prishtina më herët organizoi zgjedhje në katër komuna në veri të Kosovës, ku votuan vetëm tre për qind e qytetarëve dhe kryetarë komunash u zgjodhën shqiptarët etnikë. Zgjedhjet dhe faktin që bashkësia ndërkombëtare i pranoi në parim, e mërzitën presidentin e Serbisë, Vuçiç. I pyetur nga një gazetar se çfarë pret në Bruksel në atë atmosferë, ai shkurt tha: Nuk pres asgjë nga takimi i 2 majit.

Kurti nuk mund të shmangë ZSO (Asocacionin e Komunave serbe) përgjithmonë

Për Serbinë dhe serbët e Kosovës, formimi i ZSO-së mbetet kusht i të gjitha kushteve – vetëm pas kësaj, thonë ata, mund të kthehen në institucione.

dialogu kosove-serbi atentat ndaj aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll