Bota

“Marr mesazhe kërcënuese kur flas për UÇK-në”/ Prokuroria në Hagë përdor deklaratat e analistit: Le në paraburgim Selimin dhe Veselin

Deklaratat e analistit Rron Gjinovci të bëra në emisionin Konfront në televizionin KTV, ku shprehet se po kërcënohet kur flet për UÇK-në” po përdoren nga prokuroria për të mbajtur në paraburgim Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

1 Maj 2023, 10:32 Nga f.i
“Marr mesazhe kërcënuese kur flas për
Rron Gjinovci, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

HAGË- Deklaratat e analistit Rron Gjinovci të bëra në emisionin Konfront në televizionin KTV po përdoren nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë si një nga argumentet pse duhet t’u vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët 

“Teksa po flas për UÇK-në po marr mesazhe kërcënuese, fyese në llogaritë e mia në rrjetet sociale. Nuk është se jam frikësuar ndonjëherë, por kjo tregon se ka një terror mbi popullin e Kosovës për këtë çështje”,-tha Gjinovci në emision.

Deklaratat e tij janë cituar dhe përkthyer në 14 faqe nga prokuroria e cila thotë duke iu referuar Gjinovcit: “i ftuari vazhdoi të tregojë reagimet ndaj një videoje që ai kishte postuar së fundmi në internet, e cila kishte marrë mbi 1400 komente, shumica e të cilave ishin negative, dhe shumë prej të cilave e etiketonin atë me termat e mësipërm, disa shkuan deri aty sa e kërcënonin fizikisht”.

“Marr mesazhe kërcënuese kur flas për

Këto deklarata janë përdorur nga organi i akuzës si argumenta për vazhdimin e lënies në paraburgim të Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. 

Gjyqi ndaj ish-krerë të UÇK-së, nisi më 3 prill pas më shumë se 2 vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Për tre ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Më pas kanë vazhduar seanacat për dëgjimin e dëshmitarëve, të cilat janë zhvilluar me dyer të mbylluar. Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

kosova ne hage

Sondazh

Poll