Bota

Kurorëzimi i Charles III, por afron! Konfirmohet pjesëmarrja e Tom Cruise, Nicole Serzinger dhe... Winnie the Pooh

Yjet e konfirmuar së fundmi se do të marrin pjesë në koncertin e kurorëzimit në mjediset e Kështjellës Windsor një ditë pas ceremonisë historike përfshijnë aktorin e 'Top Gun', Tom Cruise, këngëtaren e Pussycat Dolls Nicole Scherzinger dhe... Winnie the Pooh.

1 Maj 2023, 10:55 Nga k.m.
Kurorëzimi i Charles III, por afron! Konfirmohet pjesëmarrja e Tom
Tom Cruise, Winnie the Pooh, Nicole Scherzinger

BRITANI E MADHE- Kurorëzimi i Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar pritet të jetë një ngjarje e paharrueshme, qoftë edhe vetëm për formacionin e të ftuarve që do të shfaqen në koncertin që do të mbahet për nder të monarkut të ri.

Yjet e konfirmuar së fundmi se do të marrin pjesë në koncertin e kurorëzimit në mjediset e Kështjellës Windsor një ditë pas ceremonisë historike përfshijnë aktorin e 'Top Gun', Tom Cruise, këngëtaren e Pussycat Dolls Nicole Scherzinger dhe... Winnie the Pooh.

Të tre kanë marrë pjesë në ngjarje të mëparshme mbretërore. Cruise ishte e ftuar në funeralin e Princeshës Diana në 1997, ndërsa Winnie ishte e ftuar në një festë për fëmijë në kopshtin e Buckingham Palace për ditëlindjen e 80-të të Mbretëreshës Elizabeth II në 2006.

Po ashtu, në koncert marrin pjesë DJ Pete Tong, pianisti Lang Lang, këngëtarët Tom Jones, Lionel Richie, Steve Winwood, Katy Perry dhe Paloma Faith ndër shumë të tjerë.

tom cruise winnie the pooh nicole scherzinger

Sondazh

Poll