Bota

Forcat ukrainase sulmojnë rajonin rus, 4 civilë humbin jetën

Guvernatori Alexandër Bogomaz raporton se dy civilë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po  marrin ndihmën mjekësore në spital.

1 Maj 2023, 10:32 Nga f.i
Forcat ukrainase sulmojnë rajonin rus, 4 civilë humbin jetën
foto ilustruese

RUSI- Katër civilë kanë humbur jetën si rezultat i bombardimeve ukrainase në një fshat pak përtej kufirit në rajonin Bryansk të Rusisë në mbrëmjen e 29 prillit. Guvernatori Alexandër Bogomaz raporton se dy civilë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po  marrin ndihmën mjekësore në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Kundërsulmi ukrainas vjen pas një jave sulmesh të njëpasnjëshme me raketa nga Rusia në gjithë qytetet e Ukrainës, duke vrarë 23 persona, përfshirë një djalë të vogël.

Bogomaz fajësoi për incidentin "nacionalistët ukrainas". Ai u shpreh se Ukraina pothuajse kurrë nuk e merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë. Ndërkohë të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në pushtimin 14-mujor rus në Ukrainë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll