Bota

Tmerr në Egjipt, një nënë vret djalin e saj 5-vjeçar për ta ngrënë

Disa mbetje të trupit të fëmijës gjenden në një tenxhere.

1 Maj 2023, 10:25 Nga k.m.

 

Tmerr në Egjipt, një nënë vret djalin e saj 5-vjeçar
Foto ilustruese

 

KAIRO- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt, ku një nënë ka vrarë djalin e saj 5-vjeçar me qëllim që ta hante.

Sipas mediave të huaja, eshtrat e trupit të fëmijës janë gjetur nga autoritetet në vende të ndryshme të shtëpisë, përfshirë edhe brenda një tenxhere në kuzhinë. Sipas hetuesve, krimi është paramenduar nga nëna e tij, një 30-vjeçare, dhe ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Po ashtu, edhe vetë gruaja e ka rrëfyer ngjarjen, duke treguar edhe thikën e kasapit, me të cilën kreu vrasjen. Tashmë ajo është pas hekurave të burgut, duke pritur dënimin.

egjipt

Sondazh

Poll