Bota

Një ditë para takimit me Vuçiç, Kurti merr vendimin: Nuk do të ketë Republika Srpska në veri të Kosovës

Kurti pohon se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje. Ndër të tjera ai ka thënë se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik, përkatësie sociale apo përkatësie fetare dhe se në Bruksel do të sigurojë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës. 

1 Maj 2023, 10:08 Nga f.i
Një ditë para takimit me Vuçiç, Kurti merr vendimin: Nuk
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës një ditë para takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës. Kurti në një intervistë të dhënë për agjensinë kroate Hina, nuk do të lejojë një parashtet satelitor me një thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës.

Në takimin e 2 majit në Bruksel,të Kurtit me Vuçiç pritet të prezantohet “drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve”, që është një pikë kyçe e negociatave.

“Ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në BeH. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me një thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës,” shtoi ai.

Kurti pohon se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje.

“Vendi ynë megjithatë është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të tij, por nuk lejon territorializimin në bazë etnike sepse është kundër demokracisë dhe republikës. Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave,”- ka shtuar Kurti.

Ndër të tjera ai ka thënë se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik, përkatësie sociale apo përkatësie fetare dhe se në Bruksel do të sigurojë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës. Ai shtoi se po ashtu dëshiron të forcojë shërbimet publike që do t’u ofrohen të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo t’i ofrojë ato për shkak të përkatësisë etnike. 

Kurti udhëton për në Bruksel i nxitur nga dy suksese ndërkombëtare javën e kaluar. Këshilli i Evropës (KE) miratoi pranimin e Kosovës në atë organizatë për të drejtat e njeriut sepse kështu votuan 33 vende anëtare nga gjithsej 45.

albin kurti

Sondazh

Poll