Bota

Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse në Kherson, 1 person humb jetën dhe tre të plagosur

Ushtria ruse ka gjuajtur 163 predha nga artileria e rëndë, Grady, UAV dhe aviacioni në rajonin Kherson. 

1 Maj 2023, 09:48 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse në Kherson, 1 person humb
Ukrainë

UKRAINË- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me raketa në Kherson. Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson raportoi se mes të plagosurve ndodhet një fëmijë, shkruajnë mediat e huaja.

Ushtria ruse ka gjuajtur 163 predha nga artileria e rëndë, Grady, UAV dhe aviacioni në rajonin Kherson. Rusia nga fillimi i luftës e ka sulmuar rajonin e Kherson 8 herë.

Gjatë natës, trupat rusë sulmuan territorin e Ukrainës me bombardime strategjike, duke lëshuar 18 raketa dhe drone në gjithë Ukrainën.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll