Bota

Qëndroi tre ditë në spital, Papa Françesku flet për gjendjen e tij shëndetësore: Kam pasur pneumoni të rëndë

Papa zbuloi se kishte “pneumoni akute” prandaj dhe përfundoi në spital. Ndër të tjera ai shtoi se edhe pse në moshën 86-vjeçare ai tha se ka ende dëshirën të udhëtojë.

1 Maj 2023, 09:31 Nga f.i
Qëndroi tre ditë në spital, Papa Françesku flet për
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku pas shtrimit në spital në fund të muajit mars, zbuloi sot problemet shëndetësore nga të cilat vuan. Papa njoftoi se kishte “pneumoni akute” prandaj dhe përfundoi në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë kthimit të tij nga Hungaria, Françesku ka ndarë me gazetarët momentet e para kur u ndje keq para audiencës. Ndër të tjera ai shtoi se edhe pse në moshën 86-vjeçare ai tha se ka ende dëshirën të udhëtojë. Françesku konfirmoi se në fillim të gushtit planifikon të shkojë në Lisbonë, ku mbahet Dita Botërore e Rinisë dhe në shtator në Marseille dhe Mongoli.

“Ndjeva një dhimbje të fortë gjatë meshës përpara audiencës (29 mars), por nuk humba ndjenjat. Kisha temperaturë të lartë, mjeku më dërgoi menjëherë në spital. Kisha inflamacion akut dhe të rëndë në pjesën e poshtme të mushkërive. Trupi reagoi mirë ndaj ilaçit. Falë Zotit jam mirë, mund t’ju them tani”, -tha ai.

Gjatë informacioneve të fundit rreth shëndetit të të parit të Kishës Katolike pati një konfuzion në komunikim që nxiti thashethemet, pasi Vatikani fillimisht njoftoi se bëhej fjalë për ekzaminime të planifikuara në spital dhe më pas se kishte bronkit. Papa qëndroi i shtruar në një spital në Romë për tre ditë dhe doli më 1 prill, pasi u trajtua me antibiotikë.

papa françesku

Sondazh

Poll