Bota

FOTO/ Shpërthim gazi në një banesë në Londër, plagosen tre persona

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe kanë evakuuar shtëpitë dhe bizneset aty pranë. Mbylljet e rrugëve janë në fuqi dhe banorët këshillohen të shmangin zonën.

1 Maj 2023, 08:52 Nga f.i
FOTO/ Shpërthim gazi në një banesë në Londër,
Pamje nga vendngjarja

LONDËR- Tre persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim gazi që shpërtheu në një banesë në Western Road në Southall, në Londrën Perëndimore. The Sun raporton se tre personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa të tjerët në vendngjarje po marrin trajtimin e shpejtë nga mjekët. 

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe kanë evakuuar shtëpitë dhe bizneset aty pranë.

Mësohet se zona përreth është nën kontroll. Mbylljet e rrugëve janë në fuqi dhe banorët këshillohen të shmangin zonën./Dosja.al

shperthim gazi ne londer shperthim gazi

Sondazh

Poll