Bota

Kievi në zjarr! Forcat ruse sulm masiv me raketa në Ukrainë (VIDEO)

Në rajonin e Dnipropetrovsk ka shpërthyer një depo municioni e ushtrisë ukrainase. Në Pavlograd, ushtria sulmoi infrastrukturën hekurudhore dhe magazinat e përdorura nga ushtria ukrainase për të përgatitur një kundërsulm.

1 Maj 2023, 08:37 Nga f.i
Kievi në zjarr! Forcat ruse sulm masiv me raketa në Ukrainë
Shpërthime në Kiev

UKRAINË- Gjatë natës, trupat ruse sulmuan territorin e Kiev me bombardime strategjike, duke lëshuar 18 raketa dhe dronë. Mediat e huaja raportojnë se sulmin ajror e ka bërë të ditur komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës Valerii Zaluzhnyi në Telegram. Në pamjet e siguruara i gjithë qyteti është i ndriçuar nga shpërthimet.

Në rajonin e Dnipropetrovsk ka shpërthyer një depo municioni e ushtrisë ukrainase. Në Pavlograd, ushtria sulmoi infrastrukturën hekurudhore dhe magazinat e përdorura nga ushtria ukrainase për të përgatitur një kundërsulm.

 

Sulmi masiv u zhvillua nga dy drejtime, nga rajoni i Moskës dhe nga Liqeni Kaspik. Pothuajse 90 për qind e bombarduesve TU-95 u ngritën nga baza Olenja në rajonin Murdjansky, sipas burimeve ruse. Raketat H101 dhe H 555 goditën objektivat në të gjithë Ukrainën.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll