Vritet shefi i shtetit islamik ISIS në Siri, Erdogan konfirmon lajmin: E neutralizuam
Tank TURQI- Vritet lideri i dyshuar i Shtetit Islamik në Siri, Abu Hussein al-Qurayshi. Këtë lajm e ka bërë të ditur presiden...
Seanca ndaj tij pritet të nisë nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Janë tre dëshmitarë, të cilët pritet të japin dëshmitë e tyre përmes video LIVE.
KOSOVË- Sot Dhomat e Specializuara të Kosovës do të vijojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës, i njohur si Komandant “Ujku”, me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.
Seanca ndaj tij pritet të nisë nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Janë tre dëshmitarë, të cilët pritet të japin dëshmitë e tyre përmes video LIVE.
Pjetër Shala pretendohet se ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës, Shqipëri. Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala janë kryer përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge, dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse. Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte, ka deklaruar se ka luftuar kundër një makinerie policie ushtarake të një regjimi kriminal të Slobodan Millosheviçit, por kurrë kundër civilëve./Dosja.al
Tank TURQI- Vritet lideri i dyshuar i Shtetit Islamik në Siri, Abu Hussein al-Qurayshi. Këtë lajm e ka bërë të ditur presiden...
Jock Zonfrillo SHBA- Kuzhinieri fitues i çmimeve dhe pritësi i MasterChef Australia, Jock Zonfrillo, ka ndërruar jetë papritur, ...
Santiago Peña PARAGUAI- Ekonomisti Santiago Peña, kandidati i Kolorados (i djathtë), partia që ka mbajtur çel...
Ambulance MEKSIKË- Të paktën 18 persona u vranë dhe 33 u plagosën kur një autobus ra nga një shkëmb në pe...
Emmanuel Macron dhe Xi Jinping Me politikën e re të jashtme, Emmanuel Macron duket se po ndjek një linjë të shkëputjes nga pa...
Foto ilustruese Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë nuk ka arritur të bin...
Foto ilustruese GUAYAQUIL- Në zonën bregdetare të Guayaquil, në Ekuador, një sulm i armatosur la të vdekur 10 persona. Sipas ...
Foto ilustruese Inteligjenca artificiale, shkurtimisht AI, mund të ketë ndikim të madh dhe transformues në industrinë e argët...
Indi SHBA- Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, India është tanimë vendi më i populluar në botë, duke ek...
Britani e Madhe BRITANI E MADHE- Një burrë rreth 30 vjeç ka mbetur i vrarë, ndërsa shtatë të tjerë janë plag...