Bota

Kuzhinieri i MasterChef Australia vdes papritur, ndërron jetë në moshën 46-vjeçare, lë pas 4 fëmijë

Skocezi ka punuar me kuzhinierë me famë botërore në restorante të njohura në mbarë botën përpara se të hapte të tijën në Adelaide në 2013.

1 Maj 2023, 07:49 Nga A.B
Kuzhinieri i MasterChef Australia vdes papritur, ndërron jetë në
Jock Zonfrillo

SHBA- Kuzhinieri fitues i çmimeve dhe pritësi i MasterChef Australia, Jock Zonfrillo, ka ndërruar jetë papritur, në moshën 46-vjeçare. Skocezi ka punuar me kuzhinierë me famë botërore në restorante të njohura në mbarë botën përpara se të hapte të tijën në Adelaide në 2013. Vdekja e tij u konfirmua nga 'Rrjeti 10', në ditën kur do të transmetohej premiera e sezonit 2023 të MasterChef, raporton 'BBC'.

Zonfrillo ka lënë pas gruan dhe katër fëmijët e tij, të cilët në një deklaratë thanë se zemrat e tyre ishin "të copëtuara".

"Kaq shumë fjalë mund ta përshkruajnë atë, aq shumë histori mund të tregohen, por në këtë kohë ne jemi shumë të stërmbushur për t'i thënë ato me fjalëPër ata që kaluan rrugën e tij, u bënë bashkëshorti i tij ose patën fatin të jenë familja e tij, mbajeni këtë skocez krenar në zemrat tuaja kur të keni uiski të radhës." 

Në nder të Zonfrillos, MasterChef nuk do të transmetohet këtë javë./Dosja.al

jock zonfrillo

Sondazh

Poll