Bota

Aksident TRAGJIK në Meksikë/ Autobusi me turistë bie nga shkëmbi, 18 viktima, 33 të lënduar

Vendi ku ishin nisur turistët, është një destinacion i popullarizuar për plazhet e tij, në bregdetin meksikan në Paqësor.

1 Maj 2023, 07:27 Nga A.B
Aksident TRAGJIK në Meksikë/ Autobusi me turistë bie nga
Ambulance

MEKSIKË- Të paktën 18 persona u vranë dhe 33 u plagosën kur një autobus ra nga një shkëmb në perëndim të Meksikës. Zyra e prokurorit në Nayarit, shteti meksikan ku ndodhi aksidenti, tha se autobusi ra nga një lartësi prej 15 metrash, në autostradën që lidh kryeqytetin e shtetit Tepic dhe destinacionin turistik Puerto Vallarta.

"Ne patëm një aksident trafiku që përfshin një autobus të një kompanie private që transportonte turistë nga Guadalajara, shteti Jalisco (perëndim) në Guayabitos," tha shefi i zjarrfikësve Pedro Nunes. 

Ky është një destinacion veçanërisht i popullarizuar për plazhet e tij, në bregdetin meksikan në Paqësor.

Të paktën 11 të mitur të plagosur u transferuan në spitale për trajtim mjekësor. Tashmë ka nisur një hetim për të zbardhur arsyet e rënies së autobusit dhe për të identifikuar viktimat./Dosja.al

aksident ne meksike

Sondazh

Poll