Bota

Sulm me armë në një port në Ekuador, vriten 10 persona

Kjo është ngjarja e dytë e dhunshme që është regjistruar në bregdetin e atij vendi gjatë muajit prill.

30 Prill 2023, 21:41 Nga k.m.
Sulm me armë në një port në Ekuador, vriten 10 persona
Foto ilustruese

GUAYAQUIL- Në zonën bregdetare të Guayaquil, në Ekuador, një sulm i armatosur la të vdekur 10 persona. Sipas mediave të huaja, në vendngjarje u gjetën një pushkë dhe pistoleta të kalibrit 9 milimetra.

Kjo është ngjarja e dytë e dhunshme që është regjistruar në bregdetin e atij vendi gjatë muajit prill. E para ndodhi më 11 prill, kur një grup i armatosur hapi zjarr ndaj peshkatarëve në një port në Esmeraldas. Në atë kohë u vranë 9 persona.

Vala e dhunës ka dëshpëruar ekuadorianët. Autoritetet morën masa ekstreme për t'u përballur me sulmet, rrëmbimet dhe vrasjet, ndaj edhe grupet kriminale të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës do të konsiderohen terroriste.

ekuador

Sondazh

Poll