Bota

Sulm në një klub nate në Britaninë e Madhe, vritet një person, plagosen shtatë të tjerë

Pas telefonatës, policia mbërriti në rrugën Castle Canyke në zonën e Sheshit Victoria në Bodmin, por gjeti një person të vdekur dhe shtatë të tjerë të shtrirë në tokë e të plagosur.

30 Prill 2023, 19:34 Nga F.M
Sulm në një klub nate në Britaninë e Madhe, vritet një
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Një burrë rreth 30 vjeç ka mbetur i vrarë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi pranë një klubi nate në Britaninë e Madhe. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orën 3:15 të mëngjesit të së dielës. Raportimet e para bënin me dije se një person me thikë në dorë është futur brenda klubit ‘Eclipse’ dhe ka nisur të kërcënojë klientët.

Pas telefonatës, policia mbërriti në rrugën Castle Canyke në zonën e Sheshit Victoria në Bodmin, por gjeti një person të vdekur dhe shtatë të tjerë të shtrirë në tokë e të plagosur.

Të gjithë janë dërguar në spital dhe po merrin mjekimin e nevojshëm, por nuk bëhen ende me dije detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Bodmini që akuzohet si autori i sulmit. Mbit ë rëndojnë akuzat për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë dhe lëndim të rëndë me dashje

DI Ilona Rosson, nga ekipi kryesor i hetimit të krimit, tha: Pas një incidenti në Bodmin mbrëmë, një burrë rreth të 30-tave u konfirmua i vdekur dhe oficerët po mbështesin të afërmit e tij. Në këtë moment ne po e trajtojmë këtë si një çështje të izoluar dhe nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me këtë incident. Ky është një hetim i drejtpërdrejtë dhe aktiv i policisë dhe unë do t'i nxis njerëzit të mos spekulojnë në mediat sociale, por nëse keni informacione që mund të na ndihmojnë, ju lutemi raportoni.

Mbikëqyrësi i policisë lokale në East Cornëall Rob Youngman tha: Ky hetim është në fazat e tij të hershme dhe publiku mund të shohë një prani të shtuar të policisë rreth Bodmin sot, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

sulm ne britanine e madhe

Sondazh

Poll