Bota

Grabitet argjendaria në Paris, të armatosurit marrin 1 mln euro bizhuteri, plagosin punonjësin e sigurisë

Ata janë përplasur me punonjësin e sigurisë të cilin e kanë qëlluar me tytën e pistoletës pasi dy prej tyre ishin të armatosur.

30 Prill 2023, 19:24 Nga F.M
Grabitet argjendaria në Paris, të armatosurit marrin 1 mln euro
Sheshi Vendome

PARIS- Një grabitje si në filma ka ndodhur në Paris ku tre persona të maskuar kanë arritur të marrin rreth 1 milion euro bizhuteri. Mediat lokale shkruajnë se sipas vëzhgimit nga pamjet e siguruara në kamerat e sigurisë kanë fokusuar tre motoçikleta që kanë ndaluar në dyert e argjenrisë në sheshin ‘Vendome’ dhe janë futur brenda në dyqan.

Ata janë përplasur me punonjësin e sigurisë të cilin e kanë qëlluar me tytën e pistoletës pasi dy prej tyre ishin të armatosur. Ata kanë arritur të mbushin çantat me bizhuteri dhe janë larguar me shpejtësi që aty. Ngjarja ka shkaktuar panic tek banorët e zonës.

grabitje ne paris

Sondazh

Poll