Bota

Prej kohësh të larguar, Babai i Meghan Markle kërkon falje: Dua të pajtohem me vajzën time

Thomas tregoi se ka pësuar një goditje në tru vitin e kaluar dhe ka frikë se nuk i ka mbetur shumë kohë dhe duke shprehur se ndihet i braktisur nga vajza e tij, Dukesha e Sussex-it dëshiron të rilidhet me të para se të vdesë.

30 Prill 2023, 15:32 Nga f.i
Prej kohësh të larguar, Babai i Meghan Markle kërkon falje: Dua
Thomas dhe Meghan Markle

AUSTRALI- Babai i Meghan Markle, Thomas Markle në një intervistë së fundmi ka kërkuar të pajtohet me vajzën e tij. Mediat e huaja shruajnë se Thomas i ftuar në 7NEWS Spotlight të Australisë, shihet duke mbajtur foto të fëmijërisë së Meghan-it teksa pyet: “Si mund ta rregulloj këtë?”.

Thomas tregoi se ka pësuar një goditje në tru vitin e kaluar dhe ka frikë se nuk i ka mbetur shumë kohë dhe duke shprehur se ndihet i braktisur nga vajza e tij, Dukesha e Sussex-it dëshiron të rilidhet me të para se të vdesë.

“Uroj që të mund të ulemi dhe të flasim. Uroj që ne të mund të zgjidhnim konfliktet tona. Ajo më donte. Unë jam heroi i saj dhe papritmas, unë u hodha jashtë,"-tha babai i Markle.

Meghan është ndarë nga babai i saj që kur u martua me Princin Harry në maj 2018. Fillimisht Thomas ishte vendosur ta shoqëronte vajzën e tij në altar përpara se ai të akuzohej se kishte bashkëpunuar fshehurazi me paparacët. Marrëdhënia e dyshes u përkeqësua më tej pasi Meghan më vonë akuzoi babanë e saj për zbulimin e një letre private që i kishte shkruar pas dasmës.

E vetmja anëtare e familjes së saj me të cilën Meghan mban kontakte është nëna e saj, Doria Ragland.

thomas markle meghan markle

Sondazh

Poll