Bota

U arrestua për spiunazh në Rusi/ Joe Biden: Po punoj si dreqi për të liruar gazetarin amerikan

Biden vlerësoi guximin absolut të Evan Gershkovich të arrestuar në Rusi me akuzën e spiunazhit dhe përsëriti apelin e tij drejtuar Moskës për lirimin e tij të menjëhershëm. 

30 Prill 2023, 14:11 Nga f.i
U arrestua për spiunazh në Rusi/ Joe Biden: Po punoj si dreqi për
Joe Biden

SHBA- Në darkën vjetore të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai po punon "si dreqi" për t'i liruar gazetarët amerikanë të arrestuar në Rusi. Mediat e huaja raportojnë se Biden vlerësoi guximin absolut të Evan Gershkovich të arrestuar në Rusi me akuzën e spiunazhit dhe përsëriti apelin e tij drejtuar Moskës për lirimin e tij të menjëhershëm. 

"Ne jemi këtu për t'i dërguar një mesazh vendit dhe botës. Gazetaria nuk është një krim. Evan dhe Austin duhet të lirohen menjëherë, së bashku me çdo amerikan tjetër të arrestuar jashtë vendit,-tha Biden.

Biden iu drejtua drejtpërdrejt prindërve të Gershkovich, të cilët ishin të pranishëm dhe morën duartrokitjet e më shumë se 2,000 të pranishmëve në ngjarje, disa prej tyre të veshur me një bluzë "Free Evan".

Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich u arrestua me akuza për spiunazhi. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi se Evan Gershkovich ishte arrestuar në Ekaterinburg pasi dyshohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar. Shërbimi i sigurisë pretendoi se Gershkovich po mblidhte informacion të klasifikuar në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus. Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg.

lufta ne ukraine joe biden arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll