Bota

Papa Françesku thirrje për fundin e luftës në Ukrainë: Duam më shumë djepe, jo varre

Gjithashtu Papa kërkoi nga Hungaria dhe pjesa tjetër e Europës që të mirëpresin emigrantët dhe të varfrit

30 Prill 2023, 13:59 Nga f.i
Papa Françesku thirrje për fundin e luftës në
Papa Françesku në Budapest

HUNGARI- Në ditën e fundit të vizitës në Hungari, Papa Françesku ka bërë thirrje për fundin e luftës në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se gjatë një meshe në brigjet e Danubit në fund të një vizite tre-ditore, ai u lut për paqen në Ukrainë dhe “një të ardhme plot shpresë, pa luftë, me një të ardhme me djepe e jo me varre, një botë vëllezërish dhe motrash, jo muresh”.

Gjithashtu Papa kërkoi nga Hungaria dhe pjesa tjetër e Europës që të mirëpresin emigrantët dhe të varfrit.Gjatë vizitës së tij tre-ditore në Hungari Papa Françesku është takuar me refugjatët ukrainas, duke iu dhënë shpresë se një e ardhme tjetër më ndryshe i pret. 

Në meshën përfundimtare, ku rreth 50,000 katolikë hungarezë mbushën sheshin të pranishëm ishin edhe presidenti Katalin Novak dhe kryeministri populist i krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, mbështetja e vakët e të cilit për Ukrainën ka shqetësuar anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

Papa Françesku është përpjekur të krijojë një akt balancues diplomatik në lutjet e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, duke shprehur solidaritet me ukrainasit duke mbajtur derën e hapur për dialogun me Moskën.

lufta ne ukraine papa françesku

Sondazh

Poll