Bota

Sulmet në Sudan/ Agjencia e ushqimit e OKB-së paralajmëron: Mund të shkaktojë krizë rajonale

Organizata Botërore e Ushqimit, WFP i është dashur të pezullojë mbështetjen e saj për 7.6 milionë njerëz në vend si rezultat i luftimeve.

30 Prill 2023, 13:32 Nga f.i
Sulmet në Sudan/ Agjencia e ushqimit e OKB-së paralajmëron: Mund
Sudan

SUDAN- Sulmet e vazhdueshme në Sudan mund të zhysin të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një krizë humanitare, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP). Mediat e huaja raportojnë se WFP-së i është dashur të pezullojë mbështetjen e saj për 7.6 milionë njerëz në vend si rezultat i luftimeve.

"Një e treta e popullsisë së vendit ishte e uritur edhe para se të shpërthejnë luftimet. Tani ka mungesë të gjithçkaje dhe çmimet e ushqimeve po rriten në qiell”, -tha Martin Frick, drejtor i WFP-së në Gjermani.

Rritje të ngjashme çmimesh po ndodhin edhe në shtetet fqinje si Sudani i Jugut.

“Në Sudanin e Jugut, i cili po përballet me përmbytje në disa zona dhe thatësira në të tjera për shkak të krizës klimatike, çmimet e ushqimeve janë rritur me 28 për qind në një kohë shumë të shkurtër,” -tha Frick.

Sipas Frick, refugjatët që kanë gjetur strehim në Sudan, gratë shtatzëna ose fëmijët e kequshqyer do të mbeten pa asgjë pa mbështetjen e WFP. Ndër të tjera ai u shpreh se sapo të lejojë situata e sigurisë, ndihma duhet të rifillojë.

sulmet ne sudan okb

Sondazh

Poll