Bota

Elon Musk: Do të paguani për të lexuar lajmet në 'Twitter', ja kur do të ndodhë ndryshimi

Elon Musk, informoi të shtunën se në platformë përdoruesit do të tarifohen në bazë "për artikull".

30 Prill 2023, 12:58 Nga f.i
Elon Musk: Do të paguani për të lexuar lajmet në
Elon Musk

SHBA- Duke filluar nga muaji i ardhshëm, përdoruesit e rrjetit social 'Twitter' do të duhet të paguajnë para për të lexuar artikuj lajmesh. Mediat e huaja raportojnë se Elon Musk, informoi të shtunën se në platformë përdoruesit do të tarifohen në bazë "për artikull".

Ndryshe nga blerja e një abonimi mujor ose viti, siç është strategjia e përdorur nga botimet e 'paywall', përdoruesit do të tarifohen në bazë "për artikull", pra vetëm për ato lajme që duan të lexojnë.

“Duke dalë në qarkullim muajin e ardhshëm, kjo platformë do t'i lejojë botuesit e mediave të tarifojnë përdoruesit në bazë të artikullit me një klikim. Kjo u mundëson përdoruesve që nuk do të regjistrohen për një abonim mujor që të paguajnë një çmim më të lartë për artikull, të paguajnë vetëm kur duan të lexojnë një artikull të rastësishëm. Duhet të jetë një fitore e madhe si për organizatat e medias ashtu edhe për publikun,"- tha Musk.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">Rolling out next month, this platform will allow media publishers to charge users on a per article basis with one click.<br><br>This enables users who would not sign up for a monthly subscription to pay a higher per article price for when they want to read an occasional article.…</p>&mdash; Elon Musk (@elonmusk) <a href="https://twitter.com/elonmusk/status/1652349875017879552?ref_src=twsrc%5Etfw">April 29, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Megjithatë Musk nuk ka dhënë më shumë detaje për çmimet apo funksionimin e këtij modeli të ri.

twitter elon musk

Sondazh

Poll